PAMJET LIVE: Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut rrafshon ndërtesat, mbi 400 të plagosur e dhjetra viktima

Publikuar tek: bota, më 18:12 04-08-2020 PAMJET LIVE: Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut rrafshon ndërtesat, mbi 400 të plagosur e dhjetra viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Libanit pak çaste më parë.

Shpërthimi ka ndodhur në portin e Bejrutit dhe dyshohet se bëhet fjalë për një incident industrial të shkaktuar nga zjarri i rënë në një depo me lëndë plasëse.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë përmasën e madhe të shpërthimit që ka hedhur në tokë disa ndërtesa.

Qindra forca policie, ambulanca dhe ekipe të kërkim shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, të paktën 30 persona kanë ndërruar jetë në spital, mbi 3,000 janë plagosur dhe disa të tjerë janë bllokuar në ndërtesat e shembura përreth zonës së shpërthimit.

Autoritetet e spitalit kryesor në Bejrut kanë deklaruar se janë jashtë kapacitetit për shkak të numrit të lartë të të plagosurve.

Gazetari i Sky News që ndodhej në qytet tha se asnjë ndërtesë dhe makinë nuk ka shpëtuar pa ndonjë lloj dëmi.

Libani po kalon një kirzë të madhe ekonomike dhe humanitare për shkak të konflikteve të vazhdueshme në vend. Pandemia e Covid-19 e ka rënduar më tepër këtë situatë dramatike për libanezët.

LEXO EDHE:

Ministria libaneze e Shëndetësisë: Nga shpërthimi janë plagosur 3,000 persona, mbi 30 të vdekur

VIDEO - Nga një kënd tjetër, ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut (Shihni si 'fluturojnë' makinat)

Bejruti pas shpërthimit duket si fushëbetejë, pamje dramatike nga qyteti! Mbi 100 të plagosur dhe viktima (Video)

U tha se mund të ishte qëlluar me raketë, reagon qeveria izraelite dhe Hezbollah për shpërthimin në Bejrut

PAMJET LIVE:

Momenti i shpërthimit:

Ende nuk ka informacione të detajuara rreth ngjarjes, por dyshohet për djetëra të lënduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010020971298218
array(1) { ["section"]=> string(90) "pamjet-live-shperthimi-i-fuqishem-ne-beirut-rrafshon-ndertesat-dyshohet-per-viktima-216082" }