Pamjet me dron nga Divjaka, ish-zyrtari i LSI i kthen ‘reston’ Ramës: Ja ‘poshtërsirat’ që bëri Panariti

Publikuar tek: aktualitet, më 11:15 21-02-2018 Pamjet me dron nga Divjaka, ish-zyrtari i LSI i kthen ‘reston’ Ramës: Ja ‘poshtërsirat’ që bëri Panariti

Ka mjaftuar publikimi i pamjeve nga Divjaka me dron nga ana e kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, që të ngjallë reagimin ironik të ish-sekreretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu.

“Droni i kryeministrit, zbulon “poshtërsirat” që ka bërë që para dy vitesh ministri i Bujqësisë Panariti në bashkëpunim me njerëzit e tij” shkruan Vojo Bregu në rrjetet sociale duke ndarë edhe postimin e mëngjesit të sotëm të kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për pamjet e një plantacioni me shegë, në “tokat e kripëzuara të Divjakës” shkruan Rama, duke e konsideruar si “pjesën e parë të një projekti të madh transformues aty ku deri dje nuk mbillej asgjë”.

Por duket se projekti me të cilin krenohet kryeministri, është projekt I nisur dy vite më parë, kur ministër bujqësie ishte Edmond Panariti, i cili, jo pak herë, është përplasur publikisht edhe me deputetin Erion Braçe për çështjen e projekteve dhe investimeve në zonën e Divjakës.

Duket se Vojo Bregu nuk ka pritur shumë për të treguar se tashmë qeverisë “Rama2” i duhet të krenohet edhe me atë që ka ndodhur përpara prishjes së koalicionit PS-LSI.

 

voj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i 4 terroristëve kosovarë në Itali, DALIN DETAJE të reja: Ja çfarë do bënin në karnavalet e Venecias
Grabitja në Shkodër, pronari i vilës rrëfen tmerrin: Më vunë litarin në fyt, nëse lëvizja do më vrisnin, njoh njërin nga autorët (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011996030807495
array(1) { ["section"]=> string(105) "pamjet-me-dron-nga-divjaka-ish-zyrtari-i-lsi-i-kthen-reston-rames-ja-poshtersirat-qe-beri-panariti-110964" }