Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, në seancën e sotme ka folur sot për akuzat që janë bërë ditët e fundit opozita në lidhje me fshehjen e numrave të viktimave nga Covid dhe fotot e publikuara nga murgu.
Spiropali me ironi është shprehur se të vdekurit nuk janë kaseta as filmimet e 21 janarit që të fshihen.
Ndër të tjera ajo është shprehur se në fillim partitë hidhin akuza se po rritej numri i viktimave se donin fonde, ndërsa tani thonë se po fshihet numri i viktimave për të mos treguar dështimin.
“Të vdekurit nuk janë kaseta nuk janë as filmime si ai i 21 janarit nuk mund të fshihen. Nuk ka mjek e doktor që në një situatë të tillë mund të fshehë. Në fillim thonin po i shtonin numrin e viktimave që të marrin fonde tani thonë po ulin numrin në mënyrë që të fshehim dështimin. Kjo është paturpësi, shqiptari vdekjen gjithmonë e ka rrespektur. Foto nga murgu ishin të inskenuar. Ata kishin ditë që thonin që do i nxjerrim. Çfarë do të provash do të nxirrnin. Në këtë situatë kur qytetarët janë të ngarkuar dhe vuajn për familjarët e tyre që vijojnë të jenë të sëmurë në spitale dhe banesa. Të gjithë mjekët janë në këmbë. Janë duke bërë betejë me pandeminë këta janë për të bërë luftë nuk merret karriga me të vdekur. Nuk qeveriset me dhunë . Ne do vazhdojmë punën tonë me mjeketë dhe së bashku do ia dalim. Është një kohë për tu bërë bashkë,” tha Spiropali.