Fran Frrokaj
Dalin detaje nga arrestimi i kryebashkiakut të Lezshës, Fran Frrokaj.
Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme në orën 12:00 në zyrën e tij në Bashkinë e Lezhës, pas akuzave për tjetërsim pronash në zonën e Ranës së Hedhme në Shëngjin.
Mësohet se Frrokaj nuk ishte në dijeni për një masë ndalimi ndaj tij me vendim Gjykate, ndërsa dje ai ka shkuar si çdo ditë në punë.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Report Tv, Frrokaj është vënë në pranga nga dy efektëvë civilë. Efektivët me tre automjete pasi kanë nxjerrë Frrokajn nga zyra e tij kanë ecur disa metra në këmbë pa i vendosur prangat. Më pas atë e kanë hipur në një nga automjetet për ta dërguar në Komisariatin e Policisë.
Fran Frrokaj u zgjodh në krye të Bashkisë së Lezhës në vitin 2015, teksa kandidonte nën siglën e PD-së.