Panairi i Shtutgartit: Gatime tradicionale dhe muzikë shqiptare (Fotogaleri)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:18 15-01-2017 Panairi i Shtutgartit: Gatime tradicionale dhe muzikë shqiptare (Fotogaleri)

Shqipëria po prezantohet në mënyrë dinjitoze në Panairin e Shtugartit, në Gjermani, ku pjesëmarrësit dhe vizitorët janë magjepsur me atë çka po ofron ky vend i vogël i Europës Juglindore, jo fort i njohur për ta. Shqipëria, e përfaqësuar në këtë panair nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, po promovohet në disa dimensione: për ofertën turistike, kulturën dhe kulinarinë.

Ekonomi në eventet promovuese të ditës së dytë, u shpreh se panairi i Shtugtartit vizitohet në një javë nga 250  mijë vizitorë, dhe Shqipëria ka fatin e madh që të tërheqë sa më shumë interes tek vizitorët, pasi jo vetëm që ka pavionin më të madh dhe prezanton një sërë produktesh turistike, por gjithashtu për vetë statusin e saj si vend partner ka marrë dhe vemendjen e madhe të mediave gjermane këto ditë, ku janë dhënë disa intervista dhe gazetarët e trajtojnë më shumë interes gjithë këtë panair.

as678oipftyjutf.jpg

Në ditën e dytë të panairit të Shtutgartit, axhenda e aktiviteteve të përgatitura vijoi me një ceremoni të veçantë. Alket Islami me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Aktiviteteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Federatën Shqiptare të Aeronautikës i dhuroi Ministres Ekonomi uniformën zyrtare të Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira që do te zhvillohet 5-14 Maj 2017 në Vlorë.

Ministrja Ekonomi vlerësoi këtë aktivitet si një ngjarje të rëndësishme që do të zhvillohet në vendin tonë jo vetëm në aspektin sportiv, por sidomos në atë turistik.

asr2343756858i568i.jpg

Më tej stenda shqiptare u “pushtua” nga ritmet e valleve dhe kërcimeve popullore nga grupet që kanë udhëtuar drejt Shtutgartit, mes të cilëve grupi polifonik nga Himara, që solli dhe shpirtin artistik të jugut, grupi i valleve të Kukësit dhe Tropojës, si dhe u kërcyen vallet më të njohura popullore të Shqipërisë së mesme e të jugut. Interesi ka qenë i jashtëzakonshëm, turistët kanë marrë broshura për destinacionet më të bukura, janë interesuar konkretisht për ofertat turistike të Shqipërisë. Materialet iu janë ofruar vizitorëve në anglisht e gjermanisht. Interesi ka qenë gjithashtu i lartë dhe për disa produkte shqiptare të paketuara ‘Made in Albania’ të sjella në këtë panair.

dgytuiogtuk5tuk6k.jpg

Ekspozimi i gatimeve tona tradicionale, ka qenë vertet një moment fantastik dhe kulmor, për të terhequr vizitorë që ti provonin produktet e kësaj kulinarie kaq të vecantë.

Gatimet tradiocionale shqiptare të pergatitura nga Master Chef-i Sokol Prenga me ndihmesin Naim Sheremani u shijuan shumë nga të pranishmit, ku nuk mungonte padiskutim buka, vaji i ullirit dhe gjithë ushqimet më të zakonshme të shqiptarëve të servirura me aq shije.

Konferenca për shtyp e Ministres Ekonomi: Shqipëria vend i sigurt për turistët në çdo kohë

yu56ju56j57j57ki.jpg

Ministrja Ekonomi dha një konferencë për shtyp, për gazetarët gjermanë. Në këtë komunikim ajo u shoqërua nga politikani gjerman Rezzo Schlauss.

Ministria prezantoi para medias gjithë potencialin turistik që ofron vendi ynë, zhvillimimet e fundit ne industrinë e turizmit dhe paraqiti një tabllo të ecurisë ekonomike të vendit tonë nëpërmjet reformave të ndërrmarra nga qeveria.

Interesi mbi Shqipërinë nga gazetarët gjermanë ishte shumë i lartë dhe pyetjet që u bënë kishin të bënin me pozicionimin e Shqipërisë si destinacion turistik gjithmonë në rritje, çështja e sigurisë së vizitorëve në kontekstin e gjendjes aktuale etj.  Ministrja Ekonomi u dha përgjigje këtyre shqetësimeve duke konfirmuar që Shqipëria është vend i sigurtë për turistët në çdo kohë.

tyu4hy4h456hf.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra e babait të Ergi Dinit për Manjanin: "Seks-bomba" i mori jetën një fëmije e pasi u lirua, preu biletën për Dubai
Atentati me armë zjarri trondit Vlorën, vritet një person »
Article Logic
Execution time: 0.011298179626465
array(1) { ["section"]=> string(79) "panairi-i-shtutgartit-gatime-tradicionale-dhe-muzike-shqiptare-fotogaleri-65590" }