Panairi më i madh i bukurisë, ju pret të gjithëve me superulje më 18 dhe 19 maj në Pallatin e Kongreseve

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 15-05-2019 Panairi më i madh i bukurisë, ju pret të gjithëve me superulje më 18 dhe 19 maj në Pallatin e Kongreseve

"Beauty Fair Albania" vjen këtë fundjavë për të gjithë të apasionuarit pas të bukurës.

Panairi më i madh i bukurisë do të prezantohet më datat 18 dhe 19 maj në Pallatin e Kongreseve. Dy ditë të mbushura me plot surpriza i presin të gjithë vizitorët. Në një hapësirë gjigande, siç është ajo e Pallatit të Kongreseve, markat më të njohura të bukurisë do të zënë vend, për të mirëpritur të gjithë konsumatorët final, por edhe ata profesionistë, që drejtojnë biznese bukurie.

Ky panair është kujdesur që të sjellë pranë njerëzve të gjitha produktet e bukurisë të nevojshme si për femrat, por dhe meshkujt. Duke nisur që nga produktet inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, make up, vajrat esencialë, parfumet, locionet e domosdoshme për kujdesin ndaj trupit, flokëve, thonjve dhe çdo detaji tjetër të bukurisë tek ju.

I organizuar si një event që surprizon në çdo moment, "Beauty Fair Albania" do të sjellë ulje çmimesh në të gjitha stendat, nga 10-50%, ndërkohë që nuk do të mungojnë seancat e dedikuara të këshillimit në të gjitha stendet. Qëndra e bukurisë, por edhe përfaqësuesit e distribucioneve të rëndësishme, me edukatorët e tyre, do të ndajnë me të gjithë vizitorët përvojat e aplikimit të një produkti.

Organizatorët e panairit më të madh të bukurisë, “Beauty Fair Albania” kanë sakaq zbuluar dje përmes programit “Festë në 5” të Bieta Sulos, se për të gjithë ata që do të kryejnë blerje në fundjavën e 18 dhe 19 majit në panair, do të ketë shpërblime. Eraldo Rexho dhe Isida Mollaymeri, kanë zbuluar se Zakynthos dhe Lefkada, do të jenë destinacionet që do të presim dy çifte fituesish.

Dy evente të rëndësishme, si sfilata e nusërisë nga "Sara Event", e cila do të propozojë tendencat në fustane dhe grim; si dhe workshop-i me influencuesit e njohur Estela Ujka, Sara Karaj, Olti Curri dhe Jerina Lalaj, do të jenë dy kulminacione të tjera të këtij orgranizimi.

Ndaj të gjithë ju që ende jeni në mëdyshje, mos u mendoni më: "Beauty Fair Albania" është alternativa më e zgjuar e kësaj fundjave, blerje dhe argëtim për të gjithë. 

Screenshot_8.jpgScreenshot_9.jpgScreenshot_10.jpg

Screenshot_11.jpgScreenshot_12.jpg

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068209171295166
array(1) { ["section"]=> string(110) "panairi-me-i-madh-i-bukurise-ju-pret-te-gjitheve-me-superulje-me-18-dhe-19-maj-ne-pallatin-e-kongreseve-164431" }