“Panama Papers” është vetëm maja e ajsbergut

Publikuar tek: bota, më 20:31 04-04-2016 “Panama Papers” është vetëm maja e ajsbergut

Skandali i “Panama Papers” është vetëm maja e ajsbergut në botën e errët të pastrimit, fshehjes së parave dhe evazionit fiskal.

Plot 11.5 milion dokumente kanë rrjedhur prej kompanisë “Mossack Fonseca” të cilat përmbajnë më shumë se 214,000 kompani “offshore” të lidhura me njerëz në 200 vende të botës, nga miliarderët, politikanët e deri te organizatat mafioze.

Por Mossack Fonseca është vetëm një kompani në rrjetin e madh të parajsës së taksave, ku vendin e parë e mbajnë Ishujt Virgin, e ndjekur nga Panamaja, Bahamasi, Seychelles, Niue, Samoa dhe shumë të tjera.

Rreth 140 politikanë dhe familjarët e tyre kanë rezultuar kë kenë ldhje me skandalin e fshehjes së parave sipas dokumenteve në një hark kohor prej 40 vitesh.

Fakte:

-Mossack Fonseca ka bashkëpunuar me 14,000 banka dhe firma ligjore për të krijuar kompanitë “offshore”

-Një numër i madh kompanish janë deaktivizuar masivisht që prej vitit 2009

-Shteti me më shumë klientë është Hong Kongu, i ndjekur nga Zvicra

-Ishujt Virgin janë parajsa fiskale më e preferuar nga kompanitë

-Më shumë se 500 banka kanë regjistraur rreth 15,600 kompani me Mossack Fonseca

-Por Mossack Fonseca është vetëm një nga 5 firmat më të mëdha në botë për kompanitë “offshore”...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27773189544678
array(1) { ["section"]=> string(48) "panama-papers-eshte-vetem-maja-e-ajsbergut-36829" }