Panamaja ndan burrat nga gratë si masë parandaluese për koronavirusin

Publikuar tek: bota, më 13:06 02-04-2020 Panamaja ndan burrat nga gratë si masë parandaluese për koronavirusin

Panama ka marrë një masë të re për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe ndryshe nga çdo vend tjetër ka marrë vendimin të ndajë burrat nga gratë.

Ditën e djeshme qeveria vendosi që gratë të dalin nga shtëpia ditën e hënë, të mërkurën dhe të premten. Ndërsa, burrat do të dalin nga shtëpia ditën e martë të ejten dhe të shtunën. Të gjithë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi ditën e diel dhe këto masa janë në fuqi për të paktën 15 ditë.

"Sasia e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive, pavarësisht rregullave te  karantinës së detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda", thuhet në një deklaratë të Presidentit Laurentino Cortizo në Tëitter.

Zyrtarët kishin urdhëruar qytetarët që mos të dilnin nga shtëpitë, vetëm për urgjenca dhe per të blerë ushqim. Por askush nuk i ndoqi këto urdhëra.

Edhe në ditët e tyre të përcaktuara, burrat dhe gratë do të kenë vetëm dy orë për të bërë blerjet.

Kujtojmë qe deri më tani Panama ka 32 viktima dhe 1.317 të infektuar.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094130039215088
array(1) { ["section"]=> string(76) "panamaja-ndan-burrat-nga-grate-si-mase-parandaluese-per-koronavirusin-201049" }