Panariti bën thirrje për zbatimin e masave nga ministria: Hapja e tregjeve të mishit do ishte vrastare

Publikuar tek: ekonomi, më 17:43 04-08-2016 Panariti bën thirrje për zbatimin e masave nga ministria: Hapja e tregjeve të mishit do ishte vrastare

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka qenë në Has, një nga zonat më numrin më të madh të gjedhëve të prekura nga Dermatoza Nodulare.

Ai e cilëson situatën tepër serioze dhe kërkon zbatimin me përpikmëri të masave dhe urdhrave të lëshuara nga kjo ministri, për të mos dëmtuar masivisht blegtorinë.

Ai theksoi se hapja e tregjeve të mishit të gjedhit dhe thertoreve në këtë situatë do të ishte vrastare. Ministri bëri të ditur se vaksinimi në zonat e prekura do të vijojë dhe janë të disponueshme 165.000 doza.

Sipas tij, në shkallë vendi janë 280 raste të prekura dhe të lokalizuar kryesisht në zona veriut.

Në qarkun e Kukësit janë evidentuar mbi 35 vatra dhe janë prekur më shumë se 120 krerë, ndërsa një numër edhe kanë ngordhur.

Ai kërkoi mbështetjen e qeverisë tonë, por dhe BE dhe donatorëve të tjerë për të përballura këtë situatë.

Ministri Panariti theksoi se për banorët e dëmtuar do ketë edhe kompensim të dëmeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019407987594604
array(1) { ["section"]=> string(107) "panariti-ben-thirrje-per-zbatimin-e-masave-nga-ministria-hapja-e-tregjeve-te-mishit-do-ishte-vrastare-48775" }