Panariti: Do trefishojmë serat, punë me magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 03-03-2015 Panariti: Do trefishojmë serat, punë me magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve Edmond Panariti

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi sot se brenda këtij mandati qeverisës, do trefishojnë sipërfaqet e mbjella me sera. Po kështu Panariti deklaroi se duhet bërë një punë më e madhe në lidhje me magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore, pasi sipas tij, ‘’rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare kalon nga bujqësia’’.

“Bujqësia ka një të ardhme, edhe për treguesit që ka dëshmuar këtë vit. Rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare kalon nga bujqësia. Nuk është thjesht apel, por edhe sinergji vizioni e përbashkët. Fakti që sektorët tradicionalë të ekonomisë, janë në stanjacion, vëmendja është përqëndruar edhe tek bujqësia. Është një sektor që e ka kërkesën por duhet të ketë edhe ofertën, për këtë duhen edhe investimet.  Ne duhet të rrisim ofertën, nuk e kemi në nivelin e duhur. Duhen rritur sipërfaqet me sera, brenda këtij mandati ta trefishojmë, nga 1 mijë hektarë, duhet ta çojmë në 3 mijë. Të investojmë edhe në grumbullimin dhe shpërndarjen e produkteve. Këto janë thelbi i bujqësisë.”,  u shpreh Panarati.

Po kështu kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka konfirmoi nisjen e investimeve në sera. Shumë shpejt do të ketë investim në sera, parashikohen që këto produkte të jenë pjesë e eksportit. Nëse jemi një vend që punohet është një vend që rrit cilësinë dhe standardet.’’, tha Jaka, në takimin e organizuar me kompanitë e biznesit që ndihmuan banorët e përmbytur në Jug.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i Policisë Didi: Tom Doshi nuk ka ardhur asnjëherë në zyrën time
Marrëveshja për QSUT, Beqja: 7 salla operacionesh dhe 60 shtretër të rinj »
Article Logic
Execution time: 0.013571977615356
array(1) { ["section"]=> string(84) "panariti-do-trefishojme-serat-pune-me-magazinimin-dhe-shperndarjen-e-produkteve-4845" }