Panariti mbledh Task Forcën: Nuk do të ketë më asnjë tolerancë, tregjet që nuk plotësojnë kushtet do mbyllen menjëherë

Publikuar tek: ekonomi, më 22:16 18-01-2017 Panariti mbledh Task Forcën: Nuk do të ketë më asnjë tolerancë, tregjet që nuk plotësojnë kushtet do mbyllen menjëherë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, mblodhi sot Task Forcën e cila do të nisë zbatimin e Aktitit Normativ Nr.4 të vitit 2012, “Për Disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit”.

Por, kjo Task Forcë, e cila do të nisë punën në terren që nesër, do të kontrollojë e monitorojë edhe të gjitha tregjet e kafshëve të gjalla që administrohen nga pushteti vendor.

“Nuk do të ketë më asnjë tolerancë. Çdo treg i gjësë së gjallë që administrohet nga pushteti vendor apo nga privatët e kontraktuar prej tyre që nuk plotëson kushtet dhe kriteret nga Ministria e Bujqësisë, do të mbyllet pa më të voglën mëdyshje.

Nga ana tjetër, edhe ajo çfarë shohim në rrugë, therje kafshës më nëyrë brutale, vend e pavend, nuk do të trajtohet siç është trajtuar deri tani, por nëse e parashikon Kodi Penal, për ata persona do të fillojë procedimi penal. Nëse nuk e parashikon, do të propozojmë që të bëhen ndryshime”, deklaroi Ministri Panariti.

Në mbledhjet e Task-Force, merrnin pjesë dhe Ministri i Shtetit për Çeshtjet e Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi, si dhe Zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi, Zv.Ministri i Tranporteve, Bahri Shaqiri, Zv.Ministri i Brendshëm, Stefan Çipa dhe përfaqësues të institucioneve të tjera ligjzbtuese.

“Duke filluar nga ky takim, ne duhet të jemi kategorik, të prerë dhe të vendosur, që mishi të mos tregtohet më në kushte të papranueshme. Ndërkohë, edhe ajo që shohim, është një masakër ndaj kafshëve, duke u therur rrugëve e duke u tregtuar mishi pa asnje kriter. Për këto arsye, mendoj që të gjithë këta persona që bëjnë shkelje të tilla, duhet të ndiqen penalisht dhe jovetem të gjobiten apo t’ju sekuestrohet produkti”, theksoi Panariti.

Task-Forcë do të nisë punën që nesër në të gjithë vendin, ku do të verifikohet situata e tregjeve, do të mbahet nën kontroll lëvizja e kafshëve, verifikimi i matrikujve të tyre, si dhe do të kontaktohet me bashkitë për të gjitha tregjet që nuk ploltësojnë kushtet, të cilat do të mbyllen përfundimisht, ose deri në plotësimin e standardeve të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02411413192749
array(1) { ["section"]=> string(122) "panariti-mbledh-task-forcen-nuk-do-te-kete-me-asnje-tolerance-tregjet-qe-nuk-plotesojne-kushtet-do-mbyllen-menjehere-65946" }