Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka konfirmuar prezencën e kompanisë amerikane “Monsanto” në tregun Shqiptar gjatë një interviste në emisionin "Njerëz në Fokus". Sipas ministrit Panariti, kjo kompani është prezente edhe pse nuk ka vend për panik, në lidhje me zërat që akuzojnë se produktet e “Monsantos” janë të rrezikshëm për shëndetin.
Monsanto është kompania më e madhe në botë e prodhimit të farave gjenetikisht të modifikuara. Me mijëra njerëz në Europë dhe SHBA janë organizuar në protesta vitet e fundit kundër kësaj kompanie, që sipas tyre, produktet e saj ndikojnë negativisht në shëndetin e njerëzvedhe shkaktojnë sëmundje si kanceri.