Panariti në fabrikën e qumështit “Lufra”: Teknologji të tilla, garanci për hapjen e eksporteve në tregjet rajonale dhe më gjerë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:54 02-05-2017 Panariti në fabrikën e qumështit “Lufra”: Teknologji të tilla, garanci për hapjen e eksporteve në tregjet rajonale dhe më gjerë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti vizitoi sot kompaninë e përpunimit të qumështit “Lufra” në Lushnje, ku pa nga afër investimet e kryera në shërbim të cilësisë dhe të sigurisë ushqimore.

Ministri Panariti tha për mediat se, “sot vizitova një fabrikë ikonë të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, e cila garanton cilësinë por edhe sigurinë ushqimore”. Ndërkaq, Ministri Panariti, duke e përgëzuar investitorin, deklaroi se, kjo fabrikë ka kontrata të konsoliduara me prodhuesit e qumështit, me blegtorët dhe ferma të ndryshme, duke qenë një ndihmë ekonomike e fortë dhe stabël edhe për banorët e zonës, një e ardhur ekonomike e mirë.

Ndërkaq, ministri Panariti e vuri theksin te rritja e eksporteve të prodhimeve shqiptare. “Para 3 vitesh, raporti i eksporteve me importet ishte 1 me 7. Ndërsa sot, ka një ekuilibrim të tyre në 1 me 3.8”, tha Panariti, duke theksuar se, “kjo ka bërë që produktet e qumështit, edhe me teknologjinë tetrapak, të synojnë eksportet dhe janë të gatshme, duke garantuar cilësi e siguri”. Sipas Ministrit të Bujqësisë, “industria jonë moderne e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, falë dhe mbështetjes tonë financiare, e shkëputi përfundimisht këtë produkt nga buza e rrugës dhe trotuaret. Sot qumështi, kosi, djathi e nënproduktet, kanë vetëm fizionomi e standarte evropiane.

Fabrika "Lufra", të cilen e vizitova sot, është një ndër ikonat e këtij transformimi. Falë këtij zinxhiri vlerash, vetëm këtë vit kemi rritje të prodhimit të qumështit nga fermat tona, me 30 %”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022086143493652
array(1) { ["section"]=> string(129) "panariti-ne-fabriken-e-qumeshtit-lufra-teknologji-te-tilla-garanci-per-hapjen-e-eksporteve-ne-tregjet-rajonale-dhe-me-gjere-77197" }