Panariti replikon me deputetin e PD: Ambasadori më falenderoi edhe mua

Publikuar tek: politike, më 17:08 30-08-2017 Panariti replikon me deputetin e PD: Ambasadori më falenderoi edhe mua

Pas deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, për letrat e falenderimit të amasadorit amerikan për ministret Gjermeni dhe Kodheli, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti.

Murrizi më herët tha se ambasadori Lu duhej të falënderonte edhe ministrat e LSI-së.

Por pas kësaj deklarate të Murrizit ka reaguar Panariti, i cili me anë të një statusi në “Facebook”, i drejtohet deputetit demokrat duke i thënë se edhe ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë falënderuar, por vetëm se nuk e kanë bërë publike.

Më poshtë statusi i plotë i Edmond Panaritit:

Korrigjo shënjestrën Z. Murrizi dhe opozitarizmin tënd mos e konsumo ndaj ambasadorit të nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është plotësisht në të drejtën e tij të shprehet, gjykojë, vlerësojë dhe falënderojë ose jo personalitete dhe institucione, duke shprehur jo thjesht qëndrimin e tij personal, por atë të Shteteve të Bashkuara. Meqenëse e kishe merak dhe e ftoje ambasadorin të falënderojë edhe ministrat e LSI-së, teë njoftoj që, ai e ka bërë atë dhe letra e falënderimit dhe e vlerësimit ndodhet mbi tryezën time, por duke e konsideruar atë diskrete dhe personale, nuk e shoh të udhës ta bej publike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066439867019653
array(1) { ["section"]=> string(75) "panariti-replikon-me-deputetin-e-pd-ambasadori-me-falenderoi-edhe-mua-90646" }