Dy panda të lindura në një qendër të Atlantas në SHBA, janë dërguar sërish në vendin e të parëve, por duket se kanë probleme.
Sipas specialistëve, pandat e kanë të vështirë të përshtaten me ambientin e ri kinez, pasi janë mësuar tashmë me ‘jetën’ në SHBA.
Mei Lun Mei dhe Huan, vëlla dhe motër 3 vjeç, duket ta kenë të vështirë për të kuptuar gjuhën e instruktorëve të rinj por probleme kanë edhe me shijen e ndryshme të ushqimit. Megjithatë specialistët thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem rrezikues dhe se pandat do ambientohen me kalimin e kohës.
Pandat, dikur specie që rrezikohej nga zhdukja, sot janë shtuar ndjeshëm në numër falë punës dhe përkujdesjes nga dhjetëra organizata në mbarë botën për mbrojtjen e kafshëve.