Pandeli Majko “Qytetar Nderi” në Drenas, del letra kundër: Akt korruptiv. Ja çfarë bëri në zgjedhjet e Komunës

Publikuar tek: rajon, më 08:59 27-03-2018 Pandeli Majko “Qytetar Nderi” në Drenas, del letra kundër: Akt korruptiv. Ja çfarë bëri në zgjedhjet e Komunës

Kuvendi i Komunës së Drenasit në Kosovë ka bërë me dije më herët se do të shpallë “Qytetar Nderi” ish-kryeministrin Pandeli Majko.

Mirëpo anëtari i këshillit ti kësaj Komune, Xhavit Drenori e kundërshton një vendim të tillë. Ky i fundit përmes një letre e quan këtë një akt korruptiv.

E plotë:

Të nderuar,

unë që ju shkruaj jam Xhavit Drenori, asamblist nga Drenasi.

Me anë të kësaj shkrese zyrtare, kërkoj nga personat përgjegjës të Agjencisë Kundër Korrupsion që të shqyrtoj rastin e mundshëm korruptiv, të poshtshënuar:

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka propozuar që në mbledhjen e radhes të Kuvendit të Komunës, dt. 29.03.2018, të shpallet “qytetar nderi” i Komunes së Drenasit ish Kryeministri i Shqipërisë, z. Pandeli Majko. (Dokumenti i parë i bashkangjitur me këtë postim).

Z. Majko e kishte ndihmuar z. Lladrovci në fushaten zgjedhore për zgjedhjet e datës 04.12.2016, duke marrë pjesë edhe fizikisht në mbledhjen e shtabit të PDK-së në zyrat e kësaj të fundit në Drenas.

Z. Majko, me 02.12.2016, në diten e fundit të fushates zgjedhore kishte publikuar në profilin e tij në rrjetin social fecabook edhe mesazhin publik në mbështetje për z. Lladrovci në garën zgjedhore.

Për më tepër, z. Makjo këtë mesazh përkrahës e kishte shoqëruar me një fotografi të z. Ramiz Lladrovci pranë varrit të Komandatit të UÇK-së, të vrarë në luftë, Fehmi Lladrovci.

(Dokumenti/foto e dytë e bashkangjitur me këtë postim).

Të njëjtin mesazh përkrahës/postim, më pas e kishte shpërndarë në profilin e tij në facebook edhe z. Ramiz Lladrovci. (Dokumenti/foto e tretë e bashkangjitur me këtë postim).

Mua personalisht, por edhe garuesëve tjerë në këtë garë na kishte demtuar përkrahja publike dy ditë para zgjedhjeve qe z. Majko i kishte bërë z. Ramiz Lladrovci, për shkak të reputacionit dhe vlerësimit që gëzonte i njejti në Drenas dhe Kosovë.

Përveç dëmtimit tim në garen zgjedhore demokratike duke i dhënë përkrahjen publike kundërkandidatit tim, z. Majko kishte ndërhyrë (jashtligjshem) në një garë zgjedhore të një shteti tjetër, gjë qe bien ndesh me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Unë pretendoj se shpallja “qytetar nderi” i z. Pandeli Majko nga Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci mund të këtë qënë pjesë e marrëveshjes paraprake ndermjet tyre, ku mbështetja e z. Lladrovci nga z. Majko në garën zgjedhore, do ti shpërmblehej këtij të fundit me titullin më të çmuar që mund të ndaj një Kryetar Komune, pra “qytetar nderi”.

Duke u nisur nga fakti se jo vetëm favoret me të holla janë vepra korruptive, por edhe favoret tjera, atëherë unë pretendoj se në këtë rast bëhët fjalë pikerisht për rast korruptiv.

Prandaj, kërkoj zyrtarisht që Agjencia Kundër Korrupsion, mbështetur në përgjegjësitë e saj ligjore të shqyrëtoj këtë rast.

Me nderime,

Xhavit Drenori

044430609

unnamed.jpg

29550009_10212440899879579_2068987051_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Gjuriç në Kosovë, Lista Serbe takon sot Vuçiç, pritet të merret VENDIMI I MADH
1 100 dhoma me vlerë 500 mln dollarë, brenda pallatit LUKSOZ të Erdogan (FOTOT-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011624097824097
array(1) { ["section"]=> string(112) "pandeli-majko-qytetar-nderi-ne-drenas-del-letra-kunder-akt-korruptiv-ja-cfare-beri-ne-zgjedhjet-e-komunes-114665" }