Pandeli Majko: Rama e kaloi cakun me deklaratën për policët në fushatë

Publikuar tek: politike, më 22:19 16-06-2017 Pandeli Majko: Rama e kaloi cakun me deklaratën për policët në fushatë

Pandeli Majko, deputeti i Partisë Socialiste ka mbështetur deklaratën e Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj për Policinë e Shtetit dhe është përpjekur të ‘shfajësojë’ disi kryeministrin Edi Rama pas thirrjeve të tij nga Berati për policët.

Nga emisioni “Studio e Hapur” në News24, Majko tha se Rama e kaloi cakun por se thirrja e tij kishte një konotacion familjar për policët.

“Rama e kaloi cakon. Nuk i heq asnjë presje deklaratës së ministrit. Por deklarata e Ramës kishte një konotacion tjetër, familjare”, tha Majko.

Pas këmbënguljes për një reagim më të fortë, Majko ka ironizuar: “Çfarë doni të them? Kjo është një dramë e madhe që po e krijon regjimi i Edi Ramës në Shqipëri. Merreni me detajet. Shikoni standardin, kur ministri jo i PS del dhe reagon. Politika po bën një fushatë më se të zakonshme”, deklaroi Majko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010576009750366
array(1) { ["section"]=> string(75) "pandeli-majko-rama-e-kaloi-cakun-me-deklaraten-per-policet-ne-fushate-82779" }