Pandeli Majko: Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si burrë shteti! Të falenderoj komandant

Publikuar tek: politike, më 17:24 19-07-2019 Pandeli Majko: Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si burrë shteti! Të falenderoj komandant

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, Pandeli Majko reagon pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili do të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Majko thotë se Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ndërsa shton se akti i tij i bën nder Kosovës.

“Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, e përmbyll mesazhin e tij Majko.

Reagimi i plotë:

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16631102561951
array(1) { ["section"]=> string(92) "pandeli-majko-ramush-haradinaj-dha-doreheqjen-si-burre-shteti-te-falenderoj-komandant-172695" }