Pandeli Majko nuk e ka dëgjuar kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit i ka kërkuar që të nxjerrë celularin dhe të pasqyrojë gjithçka në rrjetet sociale. I gjithë episodi ngjau në fund të fjalës së djeshme të Ramës në kongres.
“Tani në fund, të gjithë nxirrini telefonat nga xhepi. Të gjithë nxirrini nga xhepi. E kam serioze. Pandeli, nxirre telefonin nga xhepi. Pandeli, mos kurse internetin. Nxirre telefonin nga xhepi. Po nxirre nga xhepi se është skandal do të marrin kamerat dhe do të thonë: Skandal në kongres, Majko nuk nxjerr telefonin nga xhepi….
Nxirrni telefonat nga xhepi dhe bëni një fotografi aty ku jeni. Postojeni nga sheshi i Nënë Terezës, me Partinë Socialiste, për Tiranën që duam dhe për Shqipërinë që duam” tha Rama.
Pandeli Majko në asnjë moment nuk lëvizi as gishtin për të dëgjuar sugjerimin e kryeministrit Rama. Madje kamerat e ERTV, meqënëse Majko u tregua indiferent për kërkesën e sinqertë të Ramës, nuk e fiksuan në asnjë moment ish-kryeministrin rebel Pandeli Majko.