Pandemia Covid-19, Arben Malaj: Vendet e punës në bizneset e vogla nuk duhet të rrezikohen

Publikuar tek: ekonomi, më 17:47 09-04-2020 Pandemia Covid-19, Arben Malaj: Vendet e punës në bizneset e vogla nuk duhet të rrezikohen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar që bizneset e vogla nuk duhet të humbasin vendet e punës, pavarësisht situatës alarmante nga Covid-19.

Në një intervistë për RTV Ora, ai shprehet se qeveria duhet të sigurojë grante në mënyrë që ekonomia të mbahet me këtë strukturë që kemi.

‘Fondet sociale duhet të kenë shpejtësi maksimale për të mbërritur deri tek përfituesi i fundit, që dhe ata ta marrin sa më shpejt paranë, por edhe paranë të harxhojnë sa më shpejt që të krijohet. Për biznesin individual, familjar, biznesin e vogël, 90% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë më pak se tre punonjës dhe janë pikërisht këto vende pune që nuk duhet të rrezikohen. Duhet të ketë instrumente, grante, kredi të buta në mënyrë që ta mbajnë ekonominë me këtë strukturë që kemi tani. Ndoshta pas krizës edhe vetë biznesi do të shikojë modelet e ristrukturimit që të jetë më i mbrojtur. Nuk është faji i biznesit kjo situatë e krijuar nga një pandemi’, tha Malaj.

Më tej, ai shtoi se nëse pandemia mbyllet brenda këtij muaji qeveria duhet të ketë një paketë stimuluese për turizmin, si një nga sektorët që dëmton më shumë ekonominë.

‘Nëse periudha e mbylljes së pandemisë mbyllet brenda këtij muaji, qeveria pastaj do të ketë një paketë të jashtëzakonshme stimuluese për turizmin. Ky sektor që dëmton me shumë ekonominë bashkë me bujqësinë që prodhon të mund të kenë incentiva lehtësuese që të futen në qarkullim ekonomik dhe ekonomia shqiptare ta menaxhojë krizën pa e lënë atë të shkojë deri në fund, por duke e ndërprerë ciklin pozitivisht me këto ndërhyrjet më shumë burokratike. Nuk duhet të ketë më burokraci në këtë periudhë për asnjë dëshmi, për asnjë dokument nga shteti’, përfundoi Malaj.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.08981990814209
array(1) { ["section"]=> string(95) "pandemia-covid-19-arben-malaj-vendet-e-punes-ne-bizneset-e-vogla-nuk-duhet-te-rrezikohen-202020" }