Pandemia e Covid-19, organizatorët marrin vendimin për Festivalin e Filmit në Kanë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:26 27-01-2021 Pandemia e Covid-19, organizatorët marrin vendimin për Festivalin e Filmit në Kanë Moment nga Festivali në Kanë

Festivali më i madh ndërkombëtar i filmit, ai i Kanës i mbajtur tradicionalisht në maj është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.  

Lajmi është konfirmuar nga organizatorët, të cilët pranojnë se tashmë festivali do të mbahet në muajin korrik të këtij viti.

"Siç u njoftua vjeshtën e kaluar, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë i ka dhënë vetes mundësinë për të modifikuar datat, sipas evolucionit të situatës shëndetësore botërore.

"Prandaj, planifikuar fillimisht për Festivalin nga 11 deri më 22 maj 2021, do të zhvillohet nga e marta 6 korrik deri të shtunën 17 korrik 2021," thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Në festivalin e filmit në Kanë marrin pjesë prodhime nga 16 shtete të ndryshme, ku më i miri vlerësohet me çmimin e madh, Palma e Artë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ismail Kadare ripropozohet për çmimin Nobel në Letërsi
»
Article Logic
Execution time: 0.011492967605591
array(1) { ["section"]=> string(88) "pandemia-e-covid-19-organizatoret-marrin-vendimin-per-festivalin-e-filmit-ne-kane-236641" }