Pandemia e koronavirusit, sulmohet me molotov Instituti i Sëmundjeve Infektive në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 18:48 25-10-2020 Pandemia e koronavirusit, sulmohet me molotov Instituti i Sëmundjeve Infektive në Gjermani

Disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me molotov Institutin e Sëmundjeve Infektive në Gjermani.

 “Rreth orës 2:40 të mëngjesit, një roje sigurie zbuloi disa persona që kishin hedhur shishe dhe lëndë plasëse në Institutin Robert Koch. Një xham dritare u thye dhe shenjat e zeza të djegies mbetën në fasadë. Punonjësi ishte në gjendje të shuante flakët”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se rojet e sigurisë nuk arritën që të dallojnë personat të cilët kryen sulmin. Mësohet se nuk ka pasur dëme në njerëz, por nga shpërthimi janë shkaktuar disa dëme materiale.

Instituti Robert Koch në Tempelhof, është institucioni qendror i qeverisë federale në fushën e monitorimit dhe parandalimit të sëmundjes dhe luan një rol qendror në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Qytetarët gjermanë janë shprehur të indinjuar për shkak të situatës së pandemisë, që pas kufizimeve në lëvizjen e tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Papa Françesku emëron 13 kardinalë të rinj, mes tyre dhe i pari afro-amerikan
'Kompensimi për të gjithë njerëzit e penalizuar', Conte bën premtimin e madh për mjekët: Do iu rinovohet kontrata! »
Article Logic
Execution time: 0.014809846878052
array(1) { ["section"]=> string(96) "pandemia-e-koronavirusit-sulmohet-me-molotov-instituti-i-semundjeve-infektive-ne-gjermani-225115" }