Pandemia gjatë festave të fundvitit: Si do të festohet Krishtlindja dhe Viti i Ri në shtetet europiane

Publikuar tek: bota, më 19:09 25-11-2020 Pandemia gjatë festave të fundvitit: Si do të festohet Krishtlindja dhe Viti i Ri në shtetet europiane Një maskë kirurgjikale 'zbukuron' bredhin e Vitit të Ri

Prej më shumë se 8 muajsh, pandemia COVID-19 ka mbërthyer të gjithë botën duke i kufizuar qytetarët për një jetë normale.

Masat e vëna nga qeveritë për parandalimin e virusit kanë detyruar njerëzit të mos takojnë dot të afërmit e tyre dhe mos të udhëtojnë dot jashtë shtetit të tyre. Por, me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri që po afrojnë, çfarë kanë vendosur shtetet europiane për mënyrën si do kalohen festat e fundvitit?

Çdo vit, shumë italinë zgjedhin t’i kalojnë pushimet e fundvitit në alpe duke shijuar dëborën dhe skitë, por kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar qytetarët se Italia nuk mund t’a përballojë pasi ka rrezik se mund të kthehet përsëri në një vatër infektimesh.

Ai thotë se është e pamundur që ata t’i mbyllin komplekset në alpe pasi do t’i duhet gjithashtu edhe mbështetja e Francës dhe Austrisë, por edhe nëse vendosin t’i mbyllin mijëra banorë mund të udhëtojnë jashtë Italisë dhe të infektojnë qytetarë të vendeve të tjera.

Bizneset në alpe priten të humbasin milarda euro këtë vit për shkak të kërkeses së ulet të prenotimeve.

Kujtojmë se shifrat e viktimave në Itali janë po aq të larta sa në fillim të pandemisë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 853 persona.

Ndërkohë, pas disa javësh në mbyllje kombëtare, president i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se kufizimet e vendosura do të zbuten pas datës 28 Nëntor.

Ai u shpreh se shumë kinema, teatro dhe dyqane do të rihapen gjatë periudhës së festave. Lideri i Francës tha gjatë një interviste televizive se “ Të gjithë do jenë të mundur të shkojnë pranë të afërmëve të tyre gjatë festave dhe nuk do të kenë nevojë për asnjë autorizimin për lëvizur”.

Restorantet dhe shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 20 Janar.

Kujtojmë se shifrat e infektimeve janë ulur ndjeshëm në Francë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm 9,155 raste të reja në krahasim me 38 mijë të një muaji më parë.

Ndërsa, Gjermania ka vendosur të jetë pak më strikte se dy vendet e lartëpërmendura pasi shumë prej bizneseve kanë lajmëruar që nuk do të kenë asnjë event festivë dhe shumë dyqane do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Qeveria ka vendosur se do të lejojë një limit vetëm prej 5 personash brenda 1 banese gjatë festave, por fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk do të konsiderohen. Gjithashtu, janë anulluar shfaqjet e fishekzjarreve nga qeveria.

Brenda 1 jave në Gjermani janë raportuar më shumë 128 mijë raste pozitive me COVID-19.

Ndërkohë, Spanja do të jetë ndër të paktat vende të cilat do të lejojnë të zhvillohen festa gjatë Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

Qeveria ka bërë me dije se banorët do mund të organizojnë festa në tarraca me një limit deri në 6 persona. Gjithashtu, shumë restorante dhe lokale do jenë të lejuara të organizojnë festa me një limit personash duke respektuar edhe distancimin social.

Rajoni autonomë i Katalonjës do të lejojë grumbullime deri në persona gjatë Krishtlindjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë raportuar 15,156 persona dhe kanë humbur jetën 328 pacientë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat në SHBA: Trump po tenton të kthejë ekzekutimet me skuadër pushkatimi para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë
»
Article Logic
Execution time: 0.011512994766235
array(1) { ["section"]=> string(108) "pandemia-gjate-festave-te-fundvitit-si-do-te-festohet-krishtlindja-dhe-viti-i-ri-ne-shtetet-europiane-229111" }