Panë ‘El Clasicon’ në Spanjë me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda kërkojnë 3.5 vite burg për 3 gjyqtarët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 11-09-2019 Panë ‘El Clasicon’ në Spanjë me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda kërkojnë 3.5 vite burg për 3 gjyqtarët (EMRAT) 3 gjyqtarët e arrestuar Kliton Spahiu, Petra Dhimitri, dhe Petrit Çeno

Prokuoria e Krimeve të Rënda kërkon të dënohen me 3 vite e gjysmë burg 3 gjyqtarët e Apelit në Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Ata akuzohen se kanë ndjekur supersfidën e futbollit ‘’El Clasico’’ midis Real Madridit dhe Barcelonës në vitin 2014 duke patur të garantuar udhëtimin dhe qëndrimin në Spanjë nga biznesmeni i arrestuar Naim Sadiku, i cili po gjykohej nga këta 3 gjyqtarë për një çështje në Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Për Sadikun, Krimet e Rënda kërkojnë që ai të dënohet me 2 vite burg.

Arrestimi i tyre u bë i mundur një vit më parë, kur autoritetet spanjolle konfirmuan se ishin paguar 450 € nga Fatjon Pula, kushëri i i Naim Sadikut për udhëtimin dhe akomodimin e 3 gjyqtarëve të Apelit të Durrësit në Spanjë.

Për këtë shkelje, KLD-ja i ka pezulluar nga detyra Spahiun, Dhimitrin dhe Çenon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026014804840088
array(1) { ["section"]=> string(117) "pane-el-clasicon-ne-spanje-me-parate-e-biznesmenit-krimet-e-renda-kerkojne-3-5-vite-burg-per-3-gjyqtaret-emrat-178074" }