Panik edhe në OKB, 3 punonjës të vdekur dhe 189 të infektuar

Publikuar tek: bota, më 08:08 14-04-2020 Panik edhe në OKB, 3 punonjës të vdekur dhe 189 të infektuar Foto ilustruese

3 punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë vdekur nga komplikimet e lidhura me koronavirusin në nivel global dhe 189 punonjës kanë testuar pozitivë për virusin që nga mbrëmja e së dielës, sipas zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Amina Mohammed tha në një konferencë virtuale për shtetet anëtare javën e kaluar se një ndjenjë urgjence e paprecedentë po drejton OKB-në në lidhje me këtë shpërthim, raporton CNN.

“Nëse nuk përballemi me pandeminë dhe pasojat e saj njëkohësisht, virusi do të vazhdojë të transmetohet si zjarri masiv, duke marrë jetë, duke prekur njerëzit dhe duke kërcënuar kohezionin shoqëror”, tha Mohamed.

Ndërkohë numri i të infektuarve në botë është më shumë se 1.9 milion, ndërsa ka patur edhe 119.729 viktima.

Rreth 452 njerëz janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa SHBA është vendi më i prekur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jo vetëm COVID-19, në SHBA problem bëhen edhe TORNADOT, 32 viktima dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara (FOTO)
Telashe për Joe Biden, ish-punonjësja e Senatit e akuzon për ngacmim seksual »
Article Logic
Execution time: 0.011009931564331
array(1) { ["section"]=> string(66) "panik-edhe-ne-okb-3-punonjes-te-vdekur-dhe-189-te-infektuar-202515" }