Panik masiv: Kllounët e frikshëm shfaqen gjithandej në SHBA, tmerrojnë fëmijë e të rritur (Foto)

Publikuar tek: bota, më 16:21 05-10-2016 Panik masiv: Kllounët e frikshëm shfaqen gjithandej në SHBA, tmerrojnë fëmijë e të rritur (Foto)

Rastet e para të disa kllounëve që ishin pikasur në orët e vona të natës në rrugët e Shteteve të Bashkuara, janë interpretuar si ndonjë kamera e fshehtë por tashmë duket se fenomeni po merr përmasa masive.

Gjatë javëve të fundit, raste të ngjashme janë raportuar në SHBA dhe Kanada, kllounë të frikshëm shfaqen nga errësira në parqe, rrugë apo cepa ndërtesash gjatë orëve të natës kur vendet publike janë të zbrazura dhe kalimtarët e pakët përballen me momentet e tmerrit, raporton Newsbomb.al.

Scdf3wfsfsdfshot_1.jpg

Jesse Wenter kolumnist i pop-kulturës në CBC thotë se fenomeni i kllounëve ka ekzistuar ndër vite por këtë vit është më i fortë se kurrë. “Sigurisht që përfaqëson diçka të madhe për kulturën tonë.”

Në Karolinën e Jugut, një klloun që mbante në dorë një tabelë ku shkruhej “Përqafime falas”, tmerroi shoferin e një makine, i cili arriti të kapte momentin e frikshëm në kamera. Tashmë banortë e kanë marrë seriozisht histerinë e kllounëve, pas raportimeve se kanë kërcënuar të rritur dhe fëmijë.

fg4gsdfgsssshot_1.jpg

Megjithëse deri tani nuk ka asnjë të plagosur apo të vrarë që të ketë lidhje me kllounët, policia në SHBA është duke marrë gjithnjë e më shumë telefonata që raportojnë për kllounë.

Scdfg4g4g4gdsdshot_1.jpg

“Magjepsja me kllounët është te vetë fakti që ata nuk janë të vërtetë”, thotë Scott Bonn, kriminolog dhe sociology në Universitetin Dreë të Nju Xhersit. “Nuk e dimë se kush është poshtë makiazhit. Mund të jetë dikush apo diçka. Në fakt, ata janë shumë të frikshëm.” /Newsbomb.al/

Scsdf3f3fs333.jpg

Scresd2dasdasd_copy.jpg

Scsdf3rf3ffshot_1.jpg

Ssdf34fsdfhot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0157790184021
array(1) { ["section"]=> string(98) "panik-masiv-kllounet-e-frikshem-shfaqen-gjithandej-ne-shba-tmerrojne-femije-e-te-rritur-foto-55173" }