Panik në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, evakuohen të pranishmit pas veprimit të një pasagjeri

Publikuar tek: bota, më 11:04 31-08-2016 Panik në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, evakuohen të pranishmit pas veprimit të një pasagjeri

Panik në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Pezullohet puna me udhëtarët në terminalin A pas veprimit të një pasagjeri, i cili kaloi zonën e kontrollit pa kryer procedurën.

Autoritetet janë në vendgjarje dhe dyshimi kryesor është se mund të jetë pajisur me eksploziv, por ende nuk është konfirmuar ky informacion i rëndësishëm.

Faqja zyrtare e aeroportit njofton se pasagjeri ka hyrë pa iu nënshtruar kontrollit dhe policia ka mbërritur në terminalin A duke pezulluar punën si një masë sigurie deri në rinisjen e fluturimeve.

aeroportifrankfurt2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022543907165527
array(1) { ["section"]=> string(105) "panik-ne-aeroportin-e-frankfurtit-ne-gjermani-evakuohen-te-pranishmit-pas-veprimit-te-nje-pasagjeri-51410" }