Panik në ambasadën shqiptare në Itali, alarm për bombë në rrugicën përballë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:54 23-08-2017 Panik në ambasadën shqiptare në Itali, alarm për bombë në rrugicën përballë

Stafi i ambasadës shqiptare në Itali ditën e sotme, ka qenë nën panik, për shkak të një alarmi për bombë në afërsi të godinës.

Menjëherë pas këtij njoftimi Policia italiane është vënë në lëvizje dhe ka venë një perimetër sigurie.

Bëhet me dije se pranë ambasadës shqiptare në Romë në rrugën “Ottaviano” ishte vënë  një çantë e dyshimtë, që fillimisht u dyshua se kishte brenda bombë.

Ndërkohë pas mbërritjes së Policisë dhe sigurimit të zonës, u bë dhe shpërthimi i telekomanduar i çantës, që më pas rezultoi që nuk ishte pasur lëndë shpërthyese brenda. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal! Ja si shiten monedhat antike shqiptare në internet (Foto)
Vrasja në kufi e 4 korçarëve që tentuan të ikin në Greqi, publikohen fotot (Pamje të rënda) »
Article Logic
Execution time: 0.012207984924316
array(1) { ["section"]=> string(80) "panik-ne-ambasaden-shqiptare-ne-itali-alarm-per-bombe-ne-rrugicen-perballe-89992" }