Panik në Fier, “çmendet” 57-vjeçari e qëllon me armë dhëndrrin (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 10-12-2017 Panik në Fier, “çmendet” 57-vjeçari e qëllon me armë dhëndrrin (EMRAT)

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person, pasi ka kanosur dhëndrrin e tij dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Rrahman Leka, 57 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Levan, për motive pronësie, ka kanosur dhëndërrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.  U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Kanosja" parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal”, sqaron policia.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si u masakrua me thikë shqiptari në Austri, ishte në makinë me një femër
Aksidentohet bashkë me dy pasagjerët që kishte në makinë, përfundon në spital, por i arrestuar (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.01282811164856
array(1) { ["section"]=> string(72) "panik-ne-fier-cmendet-57-vjecari-e-qellon-me-arme-dhendrrin-emrat-102567" }