Panik në Gjermani, zbulohet një bombë pranë aeroportit të njohur

Publikuar tek: bota, më 07:17 20-09-2017 Panik në Gjermani, zbulohet një bombë pranë aeroportit të njohur

Autoritetet gjermane kanë lajmëruar se do të mbyllin një pjesë të aeroportit të Frankfurtit dhe rrugët përreth pasi kanë zbuluar një bombë që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Agjencia e lajmeve DPA raportoi të martën se aeroporti do të mbyllet, si edhe disa rrugë të vogla, teksa ekspertët do të çmontojnë bombën ditën e sotme.

Bomba u gjet të martën teksa po punohej për një metro të re që shkon për në aeroport.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga përfundimi i luftës, bomba dhe municione të tjera shfaqen rregullisht gjatë punimeve që bëhen në Gjermani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti i fuqishëm në Meksikë, thellohet bilanci i viktimave, deri tani 140 të vdekur
E frikshme! Tërmeti “shuan” Meksikën, shkakton 226 viktima, shikoni gjendjen katastrofale (FOTO-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013237953186035
array(1) { ["section"]=> string(69) "panik-ne-gjermani-zbulohet-nje-bombe-prane-aeroportit-te-njohur-92980" }