Në të gjithë Greqinë ka vetëm 24 shtretër të lirë për trajtimin intensiv të pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Vendi fqinj po përballet me një valë të dytë të pandemisë që ka sjellë shifra disa herë më të larta se në muajin maj. Kjo ka shkaktuar mbingarkesë në spitale, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i pacientëve të intubuar, mbi 500.
Por alarmi vjen nga spitalet në të gjithë vendin që njoftojnë se nuk kanë më shtretër të lirë ICU.
Në total ka 201 për trajtim intensiv, nga të cilët 177 janë të zëna, dhe 24 bosh.