Panik në Lezhë, qëllojnë me armë zjarri në drejtim të banesës pranë kalasë, arrestohen 3 persona (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:20 16-02-2018 Panik në Lezhë, qëllojnë me armë zjarri në drejtim të banesës pranë kalasë, arrestohen 3 persona (EMRAT-VIDEO)

Qëllojnë me armë zjarri në ajër duke krijuar panik në qytet, arrestohen në kohë rekord nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën qëlluan në ajër tre shtetasit e arrestuar, një sasi e konsiderueshme fishekësh, 8 granata dore, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Më datë 15.02.2018, rreth orës 14.30, tre shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri duke krijuar panik tek qytetarët.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë së Lezhës, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:

•             Markelian Pepa, 21 vjeç, banues në Reps, Miditë.

•             E. M., 15 vjeç, banues në Lezhë.

•             P. D., 15 vjeç, në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 35 gëzhoja.

Në vijim të veprimeve të kryera , shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e armës (pushkë model 56), me të cilën kishin qëlluar shtetasit e sipërpërmendur, të cilën e kishin fshehur në shkurre përreth zonës ku kishin qëlluar.

Së bashku me armën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse.

Po gjatë kontrollit grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë dhe autorë të ngjarjes së datës 19.12.2017, ku rreth orës 19.00, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit Xh.M, në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës.

Materialet proceduriale në ngarkim të tre shtetasve, do t'i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/4, 5 dhe 274 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” për shtetasin Markelian Pepa, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fevziu i tregon foton me Enver Hoxhën, si e komenton Fatmir Xhafaj: Më zgjodhën mua vetëm për një arsye
Mesazhe kërcënuese GJYQTARES në telefon, ekstradohet nga Londra 36-vjeçari nga Tirana (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010650157928467
array(1) { ["section"]=> string(113) "panik-ne-lezhe-qellojne-me-arme-zjarri-ne-drejtim-te-baneses-prane-kalase-arrestohen-3-persona-emrat-video-110423" }