Panik në Romë, 5 vatra zjarresh brenda pak orësh

Publikuar tek: bota, më 18:56 27-05-2020 Panik në Romë, 5 vatra zjarresh brenda pak orësh

Pesë vatra zjarri kanë shpërthyer brenda pak orësh në zona të ndryshme të qytetit të Romës.

Zjarret nisën që në orët e para të mëngjesit, kur policia u njoftua për një vatër në Tuscolana rreth orës 06:30.

Një tjetër zjarr shpërtheu pak më vonë në adresën “della Magliana 361”, në një magazinë të vjetër, duke shkrumbuar edhe disa makina e motorë që ishin parkuar aty pranë.

Por kjo e mërkurë e pazakontë ka qenë tepër e ngarkuar për ekipet zjarrfikëse në Romë, pasi rreth mesditës kanë shpërthyer edhe dy vatra të tjera. Këtë herë flakët kanë shkrumbuar dy depo në periferi të qytetit.

fhdfhdfhdfh.jpg

Edhe pasditja nuk ka qenë e qetë, zjarrfikëset kanë marrë telefonata për një zjarr në “Municipio Roma VI”. Autoritetet italiane nuk dyshojnë që ngjarjet të kenë lidhje me njëra tjetrën.

Megjithatë, kujtojmë se pas qetësimit të situatës nga koronavirusi, në qytetin 10 milion banorësh të Wuhan-it në Kinë, nisën të shpërthenin vatra zjarri që nga shumë media u komentuan si zjarrvënie të qëllimshme te bizneset e falimentuara nga pandemia.

dgsgswghsdg.jpg

sdfghswerhysdfrhdfh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074279308319092
array(1) { ["section"]=> string(54) "panik-ne-rome-5-vatra-zjarresh-brenda-pak-oresh-208041" }