Banorët e Romës kanë përjetuar momente paniku para pak minutash.
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në parkingun e postës në Marmorata, të Aventines, e njohur si një nga pikat më të rëndësishme në Romë.
Nga shpërthimi i një bombe nuk ka patur të lënduar, por ngjarja ka krijuar frikë dhe panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës. Mediat vendase raportojnë se nga shpërthimi është dëmtuar një makinë.
Policia e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka zbuluar dy bomba të vendosura rreth automjeteve të parkuara në afërsi të postës.
"Për mediat italiane një specialist ka shpjeguar se “situata është nën kontroll dhe nuk ka të lënduar. Ne aktualisht nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë të një bombe të paketuar në një kuti poste”.
Ngjarja ka ndodhur në këto minuta dhe detajet e para janë thuajse kontradiktore.