Panik në Shtëpinë e Bardhë, gjendet një pako e dyshimtë

Publikuar tek: bota, më 07:03 13-09-2017 Panik në Shtëpinë e Bardhë, gjendet një pako e dyshimtë

Shtëpia e Bardhë është mbyllur dje për herë të dytë brenda javës pasi autoritetet kanë vënë re një pako të dyshimtë pranë saj.

Pakoja është gjetur në cep të “Pennsylvania Avenue” dhe “Madison Place NW”.

Të hënën u ndaluan dy persona pasi një burrë hodhi “një shenjë dhe një fletorë” mbi gardhin e Shtëpisë së Bardhë, sipas Shërbimit Sekret.

Një nga objektet ishte qilim yoga. Por kjo nuk u konfirmua nga Shërbimet Sekrete.

Në vendngjarje ishin të pranishëm zjarrfikësit dhe Policia, sipas Indipendent. 

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump nuk ishin në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi ishin duke marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 11 Shtatorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi: Ja kush është populli më i lumtur në Europë
Uragani Irma bën “kërdinë” në shtëpinë e aktorit të famshëm (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010548830032349
array(1) { ["section"]=> string(60) "panik-ne-shtepine-e-bardhe-gjendet-nje-pako-e-dyshimte-92164" }