Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar panik para pak minutash në urgjencën e pediatrisë së QSUT-së në Tiranë.
Dy prindër janë përfshirë në një konflikt mes tyre pas sherrit për rradhën e pritjes. Njëri prej tyre ishte polic dhe ka në një moment ka nxjerrë armën e shërbimit duke shkaktuar frikë dhe panik ne prindrit dhe fëmijët që ndodheshin në radhë, por nuk ka qëlluar.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy prindrit në komisariat.
Ditët e fundit urgjenca e Tiranës, kryesisht pediatria është karakaterizuar nga radhë të shumta nga pacientët për shkak të virozave dhe ulja e temperaturave. Grupmoshat më të prekura nga kjo situatë kanë qenë moshat e treta dhe fëmijët.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë gjatë këtyre ditëve ka hapur edhe 4 qendra të tjera shëndetësore në Tiranë për të shmangur radhët e gjata të pritjes.