Një autobus me udhëtarë është bllokuar në Tunelin e Krrabës pasi ka pësuar një defekt teknik.
Autobusi është prishur përgjatë rrugës për në Elbasan, dhe ka ngecur në brendësi të tunelit.
Fatmirësisht udhëtarët nuk janë dëmtuar pasi kanë mundur të zbresin me shpejtësi nga autobusi në momentin që nga motori ka shpërthyer tym i zi.
Ata janë përfshirë nga paniku teksa thonë se një pjesë e madhe e tunelit u mbush nga tymi i zi.
Momentalisht po punohet për nxjerrjen e autobusit nga tuneli, ndërsa pasagjerët janë evakuuar.