‘Paniku është më i madh se dëmi real’, Rama: Si shtet i kemi marr masat për koronavirusin, s’mund të mbyllim kufirin për shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 23:45 26-02-2020 ‘Paniku është më i madh se dëmi real’, Rama: Si shtet i kemi marr masat për koronavirusin, s’mund të mbyllim kufirin për shqiptarët Kryeministri Rama

Kryeministri Rama thotë se qeveria i ka marrë të gjitha masat për karantinimin e të prekurve nga koronavirusi nëse do ketë, ndërsa shton se paniku në vendin tonë është më i madh se dëmi real.

Duke folur në emisionin ‘Real Story’, Rama ka komentuar dhe zërat që kanë qarkulluar së fundmi për mbylljen e kufirit me Italinë. Sipas kryeministrit, kjo ëhstë një ide absurde pasi s’mund t’ju thuhet shqiptarëve mos hyni në atdheun tuaj.

‘Ne kemi marrë masat si shtet për karantinimin. Të gjithë njerëzit duhet të marrin masa individuale, si larja e duarve etj. Më vjen keq që edhe në këtë rast, disa burime të këqija përpiqen që kërkojnë të gjejnë rrugë për të mbjellë kaos dhe rrëmujë. Kjo historia me propagandën me Spitalin e Kavajës, që karantinat duhet të jenë në male etj., janë të gjitha marrëzira.

Paniku është shumë më i madh sesa dëmi real. Ne jemi përgatitur hap pas hapi. Ideja që duhet të mbyllim kufijtë është ide absurde, sepse nuk mund t’iu themi dot shqiptarëve që janë në Itali prsh. që ju nuk keni të drejtë të hyni në atdheun tuaj. Shpresojmë që mos të ndodhë fenomeni, por nëse ndodh, do merren masa. Edhe në rastin e tërmetit, kishte burime papërgjegjshmërie që ndollën panik tek njerëzit. Kjo është betejë sic bëjnë vendet e tjera’, është shprehur kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085489749908447
array(1) { ["section"]=> string(133) "paniku-eshte-me-i-madh-se-demi-real-rama-si-shtet-i-kemi-marr-masat-per-koronavirusin-s-mund-te-mbyllim-kufirin-per-shqiptaret-196581" }