Panucci-it nuk i ecën as në dashuri, ish-trajneri i Kombëtares ndahet nga e dashura, flet balerina  

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:59 13-08-2019 Panucci-it nuk i ecën as në dashuri, ish-trajneri i Kombëtares ndahet nga e dashura, flet balerina  

Ky vit mund të konsiderohet padyshim mjaft ters për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Ky i fundit nuk është vetëm në kërkim të një skuadre të re, por gjërat nuk po i shkojnë mirë edhe në dashuri.

Sipas mediave ish-trajneri është ndarë edhe nga e dashura e tij, Samanta Toni, me të cilën kishte thurur plane për martesë.

Pas shkarkimit nga kombëtarja shqiptare trajneri u kthye të jetonte atë që e ka cilësuar vetë si romancën më të rëndësishme të jetës së tij, por me sa duket edhe këtë situatë nuk ka arritur ta menaxhojë mirë.

Prej disa javësh përflitej se ai dhe balerina Tonji me të cilën ishte njohur në një emision sportiv, ishin ndarë. Ndërkohë sot ajo ka konfirmuar këtë lajm për mediat italiane.

“Po, është e vërtetë, nuk jemi më bashkë dhe është diçka për të cilën nuk dua të flas më shumë”, theksoi ajo.

samanta-togni-panucci-storia-progetto-vita-insieme-300x225.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035815000534058
array(1) { ["section"]=> string(103) "panucci-it-nuk-i-ecen-as-ne-dashuri-ish-trajneri-i-kombetares-ndahet-nga-e-dashura-flet-balerina-175214" }