Panuçi është “old style”, zbulohet arsyeja e thirrjes së Koliçit në kombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 18:33 03-10-2017 Panuçi është “old style”, zbulohet arsyeja e thirrjes së Koliçit në kombëtare

Të premten kombëtarja shqiptare luan përballë Spanjës së vendit të parë, edhe pse duket një sfidë gati e pamundur, Kristan Panuçi do të provojë shanset e tij.

Trajneri i kombëtares shqiptare ka vendosur të qendrojë me “të vjetrën”, ku vëmendja mediatike të mos depërtojë deri në detajet më të vogla të seancës stërvitore, duke i hapur dyert për mediat vetëm në 15 minutat e para. Pas këtyre minutave stërvitja e kuqezinjëve ka qenë tërësisht hermetike dhe janë lejuar vetëm pak njerëz të afërt të stafit teknik.

Por përveç kësaj, një habi të madhe ditën e djeshme shkaktoi edhe fakti se Panuçi thirri në grumbullimin e kombëtares edhe portierin e Kukësit, Enea Kolliçi.

Por vetëm sot është zbuluar se Koliçi iu bashkua kuqezinjëve pas dëmtimit të Thomas Strakoshës i cili është rikthyer në Romë ku do të zhvollojë një sërë testesh mjekësore për të kontrolluar dëmtimin, i cili nuk besohet të jetë shumë i rëndë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020243167877197
array(1) { ["section"]=> string(80) "panuci-eshte-old-style-zbulohet-arsyeja-e-thirrjes-se-kolicit-ne-kombetare-94612" }