Papa Françensku së shpejti vizitë në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 23:31 24-04-2019 Papa Françensku së shpejti vizitë në Maqedoninë e Veriut Marshimi i Papa Françeskut me makinen e tij tradicionale papnore

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se Papa Françeskun pritet të vijë në Shkup më 7 maj.

Kryeministri Zaev tha se Maqedonia e Veriut ndihet e nderuar që do të presë ardhjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm shpirtëror botëror, i cili është shembull frymëzimi për miliona besimtarë dhe qytetarë në mbarë botën.

Sipas mediave maqedonase, autoritetet do të instalojnë 15 mijë vende në sheshin qëndror të  Shkupit, aty ku papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë.

Kjo do të jetë hera e parë që një Papë do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Sipas analistëve, duke qenë se Shkupi është edhe vendlindja e shenjtores Nënë Tereza, kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet që ka nxitur kreun e Selisë së Shenjtë të vizitojë Maqedoninë më 7 maj.

Autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta sigurie në  Shkup, në bashkëpunim me rojet papnore zviceriane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022407054901123
array(1) { ["section"]=> string(63) "papa-francensku-se-shpejti-vizite-ne-maqedonine-e-veriut-161752" }