Papa Francesco shet iPad-in e tij për 30.500 dollarë, i jep për bamirësi

Publikuar tek: bota, më 16:58 16-04-2015 Papa Francesco shet iPad-in e tij për 30.500 dollarë, i jep për bamirësi Ipad i Papa Francesco i shitur në ankand

Një iPad në pronësi të Papa Françeskut është  shitur për 30.500 $ në një ankand bamirësie në Uruguaj këtë javë. Siç raporton Reuters, tableti është blerë nga një blerës i paidentifikuar i cili vendosi ofertën fituese mbi telefon. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë në një shkollë lokale për të varfërit.

Në anën e pasme të iPad është një mbishkrim që lexon: " Francisco Shenjtëria e Tij, Vatikan, mars 2013." Ajo gjithashtu vjen me një certifikatë të nënshkruar nga Vatikani.

Papa Francesco ka përqafuar në mënyrë të hapur teknologjinë duke e konsideruar si një mënyrë për të nxitur dialogun me të gjitha besimet fetare.

Vitin e kaluar, ai e përshkroi internetin si "një dhuratë nga Perëndia", dhe në shkurt, ai mbajti në Google një bashkëbisedim me fëmijët që kanë aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta. Papa është gjithashtu një kritik i hapur i kapitalizmit të papenguar, duke thënë se ai vetëm thellon pabarazinë globale.

Kjo nuk është hera e parë që një nga gjërat personale të Papë Franciscos është shitur për qëllime bamirësie. Një motor Harley Davidson që ai mori si dhuratë u shit vitin e kaluar në Paris për më shumë se 320.000 $, dhe të ardhurat i shkuan një mense për të varfërit në Romë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071430206298828
array(1) { ["section"]=> string(76) "papa-francesco-shet-ipad-in-e-tij-per-30-500-dollare-i-jep-per-bamiresi-8909" }