Papa Françesk nderon tre yje të Hollivudit

Publikuar tek: bota, më 22:44 30-05-2016 Papa Françesk nderon tre yje të Hollivudit

Emra të njëhur si George Clooney, Richard Gere dhe Salma Hayek janë mësuar me ceremoni çmimesh plot shkëlqim në botën e kinemasë. Por të nderohesh nga vetë Ati i Shenjtë është diçka krejt tjetër.

Papa Françesku i nderoi tre yjet e kinemasë me çmimin “Scholas Occurrentes”, një nderim që Vatikani e jep për kontribut në fondacionin e vet që punon të lidhë teknologjinë me artin për integrim social dhe paqe botërore. Fondacioni është nismë e Papës për arsimimim global, shkruan Voa.

Clooney i cili mori pjesë në ceremoni me gruan e tij Amal, Gere dhe Hayek kanë rënë dakord të shërbejnë si ambasadorë të fondacionit, për projektet e tij të artit.

Në aktivitetin e sotëm, në përgjigje të një pyetjeje, Papa tha se nuk ka synim të heqë dorë nga posti, një mundësi që u hap kur paraardhësi i tij Papa Benedikti XVI e bëri një gjë të tillë, para tre vjetësh.

CjqjgQrXAAESzjj.jpg

CjqjfKuXAAAQub1.jpg

CjqeJMuWsAATwKW.jpg

CjpF_MwXIAAEyku.jpg

Cjqef5DW0AAWEXp.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISIS është shkaktar i përhapjes së bakterit të frikshëm që ha mishin e njeriut
Një përmbytje si një tsunami në Gjermani, filmuar nga kamera amatore (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011626005172729
array(1) { ["section"]=> string(48) "papa-francesk-nderon-tre-yje-te-hollivudit-41949" }