Papa Françesku bën thirrje: Largoni egoizmin, pandemia duhet të zgjojë dëshirën për të shërbyer

Publikuar tek: bota, më 17:10 31-05-2020 Papa Françesku bën thirrje: Largoni egoizmin, pandemia duhet të zgjojë dëshirën për të shërbyer

Papa Françesku i ka bërë thirrje besimtarëve katolikëve, që të lejojnë pandeminë e koronavirusit që të zgjojë tek ata dëshirën për të shërbyer dhe për të bërë mirë.

“Në këtë kohë pandemie, narcisizmi, thënë ndryshe tendenca për të menduar vetëm për nevojat tona, të qënit indiferentë ndaj të tjerëve dhe mospranimi i mangësive dhe gabimeve tona është tërësisht i gabuar”, u shpreh Ati i Shenjtë.

Më tej, Papa Françesku i kërkoi Zotit që të largojë egoizmin dhe të shtojë dëshirën për të shërbyer te njerëzit.

“Zot na çliro nga paraliza e egoizmit dhe zgjo tek ne dëshirën për të shërbyer, për të bërë mirë. Edhe më e keqe se kjo krizë është tragjedia e shkatërrimit duke u mbyllur në veten tonë”, përfundoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096020698547363
array(1) { ["section"]=> string(100) "papa-francesku-ben-thirrje-largoni-egoizmin-pandemia-duhet-te-zgjoje-deshiren-per-te-sherbyer-208534" }