Papa Françesku dhe Pompeo bëjnë thirrje për liri fetare në Lindje të Mesme

Publikuar tek: bota, më 14:21 03-10-2019 Papa Françesku dhe Pompeo bëjnë thirrje për liri fetare në Lindje të Mesme

Papa Françesku dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një takimi në Vatikan, u dakorduan për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pakicave të krishtera në Lindjen e Mesme, njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Pompeo, u takua me Papa Françeskun për rreth një gjysmë ore.

"Ata ripohuan përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë për të përparuar lirinë fetare në të gjithë botën, dhe veçanërisht, mbrojtjen e bashkësive të krishtera në Lindjen e Mesme", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Komunitetet e lashta të krishtera përballen me përndjekje ose ngacmim në disa vende të Lindjes së Mesme, dhe shumë të krishterë janë larguar për të ndërtuar një jetë të re në Perëndim.

Vatikani nuk lëshoi një deklaratë për përmbajtjen e takimit pasi këtë zakonisht e bën vetëm kur Papa takon krerët e shteteve.

Më 2 tetor, Pompeo mori pjesë në një konferencë për liritë fetare në Vatikan, ku kritikoi Kinën për trajtimin e muslimanëve Ujgur.

Pompeo është takuar edhe me udhëheqësit italianë si dhe do të vizitojë shtëpinë e paraardhësve të tij në rajonin Abruzzo në verilindje të Romës përpara se të largohej nga Italia.

Turneu i sekretarit Pompeo në Evropë, përveç Italisë, përfshinë edhe vizitat në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi./Rel

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010570049285889
array(1) { ["section"]=> string(81) "papa-francesku-dhe-pompeo-bejne-thirrje-per-liri-fetare-ne-lindje-te-mesme-180670" }