Papa Françesku e quan Europën një “grua shterpë” por Angela Merkel tërbohet

Publikuar tek: bota, më 18:54 09-02-2016 Papa Françesku e quan Europën një “grua shterpë” por Angela Merkel tërbohet

Papa Françesku ka zbuluar se ka marrë një telefonatë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ishte shumë e revoltuar pasi Ati i Shenjtë e krahasoi Europën me një “grua shterpë”.

Në një fjalim në Parlamentin Europian në vitin 2014, Papa tha se Europa “tashmë një grua plakë, nuk është më fertile dhe e gjallë”.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Françesku tha se kishte marrë një telefonatë nga Merkel.

“Ajo ishte pak e inatosur pasi unë e krahasova Europën me një grua të paaftë për të bërë fëmijë”, tha ai.

“Ajo më pyeti nëse besoja vërtetë që Europa nuk mund të bënte më fëmijë”, shtoi Papa duke thënë se “Po mundet të bëjë, edhe shumë madje, sepse Europa i ka rrënjët e thella dhe të forta”.

Gjatë intervistës Papa tha se Rusia mund të kontribuojë në paqen botërore. Ai shpjegoi se është i vendosur të ndërtojë ura që e shpien në takimin historik me patriarkun ortodoks rus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027266979217529
array(1) { ["section"]=> string(79) "papa-francesku-e-quan-europen-nje-grua-shterpe-por-angela-merkel-terbohet-32152" }