Papa Françesku emëron 13 kardinalë të rinj, mes tyre dhe i pari afro-amerikan

Publikuar tek: bota, më 18:28 25-10-2020 Papa Françesku emëron 13 kardinalë të rinj, mes tyre dhe i pari afro-amerikan Kardinal Gregory

Papa Françesku ka emëruar këtë të dielë 13 kardinalë të rinj, mes të cilëve edhe kryepeshkopi i parë me ngjyrë (afro-amerikan) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 72-vjeçari, Ëilton Gregory rritet në një nga gradat më të larta në Kishën Katolike.  

Emërimi i tij, së bashku me dhjetëra të emëruarit e tjerë të nga papa do të hyjnë në fuqi pas një ceremonie në 28 nëntor. Gregory shërbeu si kryepeshkop i Atlantës nga 2005 deri në një pjesë të vitit 2019, pas së cilës ai u emërua në këtë post në Uashington DC.

Pas vetëm një viti në postin e tij të ri, ai tani do të udhëheq dioqezën.  Gregory do të ketë të drejtë të votojë në zgjedhjet për një papë të ardhshëm, pasi ai është aktualisht nën 80-vjeç. Këtë të drejtë do e kenë edhe tetë nga kardinalët e tjerë.

Të tjerët që marrin nderin përfshijnë një prelat maltez, Imzot Mario Grech; Imzot Marcello Semeraro, një italian që shërben si prefekt i zyrës së Vatikanit që drejton procesin e krijimit të shenjtorëve; 

Peshkopi Cornelius Sim, një vendas në Brunei i cili shërben si famullitar apostolik i Bruneit; kryepeshkopi italian i Sienës dhe qyteteve përreth në Toskanë, Augusto Lojudice; peshkopi në pension i San Cristobal de las Casas, Meksikë, Imzot Felipe Arizmendi Esquivel; dhe një ish-diplomat italian i Vatikanit, Kryepeshkop Silvano Tomasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eksperti amerikan jep lajmin e mirë: Ja kur do të jetë gati vaksina kundër COVID-19
Pandemia e koronavirusit, sulmohet me molotov Instituti i Sëmundjeve Infektive në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.01059889793396
array(1) { ["section"]=> string(83) "papa-francesku-emeron-13-kardinale-te-rinj-mes-tyre-dhe-i-pari-afro-amerikan-225114" }