Papa Françesku është në shënjestër të sulmeve terroriste

Publikuar tek: bota, më 16:49 07-06-2016 Papa Françesku është në shënjestër të sulmeve terroriste

Prokurori i anti-mafias italiane, Franco Roberti, ka deklaruar se Papa Françesku është në shënjestër të sulmeve terroriste.

Roberti deklaroi sot se anti-mafia italiane ka ndaluar një sërë kërcënimesh por megjithatë ka një alarm constant. “Me vëmendjen e agjentëve të shërbimeve sekrete mund të parandalojmë çdo sulm në Itali”.

Prokurori italian u shpreh se sipas informacioneve të shkëmbyera me vendet e Bashkimit Europian, ekzistojnë plane për të sulmuar Italinë, megjithatë - tha ai “shkëmbimi i informacioneve mes partnerëve është jetik, por jo të gjitha shtetet kanë vullnetin për të bashkëpunuar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041681051254272
array(1) { ["section"]=> string(62) "papa-francesku-eshte-ne-shenjester-te-sulmeve-terroriste-42746" }