Papa Françesku flet për ISIS dhe Islamin

Publikuar tek: bota, më 22:34 01-08-2016 Papa Françesku flet për ISIS dhe Islamin

Papa Françesku ka folur në lidhje me atë ç’ka përfaqëson ISIS dhe se çka është feja islame, që s'kanë lidhje fare me njëra-tjetrën.

 “Nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasësh për Islamin  dhunshëm dhe për terrorizimin islamik. Në të kundërt, duhet të flisja edhe për katolikë të dhunshëm. Kam folur gjatë me Imamin e Kajros, e di atë që mendojnë, duan paqen. Në çdo besim fetar, ka ‘grupe fondamentaliste’. Shteti që e përkufizon veten si islamik, paraqet kartën e tij të identitetit, por nuk është Islami”, tha Papa Françesku.

Ai ka dënuar sërish luftërat që bëhen në emër të besimit, por që në të vërtetë nuk janë të tilla. Një mesazh i ri paqeje pas atyre të lëshuara në ditët e shkuara, që e kanë si protagonist në Krakovia së bashku me 1 milionë e 600 mijë të rinj në Ditën Botërore të Rinisë.

Ati e Shenjtë bëri këtë deklaratë  nga avioni Papal, kur po udhëtonte nga Krakovia e Polonisë drejt Vatikanit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052372932434082
array(1) { ["section"]=> string(46) "papa-francesku-flet-per-isis-dhe-islamin-48424" }