Papa Francesku jep alarmin për post-pandeminë: Njerëzit do të kenë URI, po fillojmë të shohim atë që do të ndodhë më pas

Publikuar tek: bota, më 10:58 28-03-2020 Papa Francesku jep alarmin për post-pandeminë: Njerëzit do të kenë URI, po fillojmë të shohim atë që do të ndodhë më pas Papa Francesku

Po regjistrohen rastet e para të njerëzve që s’kanë c’të hanë, familjet që nuk ia dalin dot.

“Po fillojmë që tani të shohim atë që vjen nesër” pandemisë së coronavirus. E tha Papa Francesku në fillim të meshës në kishën e San Marta.

“Këto ditë, në disa pjesë të botës, janë evidentuar disa pasoja të pandemisë. Njëra është uria.

Po fillojmë të shohim njerëz që kanë uri sepse nuk mund të punojnë, sepse nuk kishin një punë fikse. Do ta shohim tani po dhe më vonë.

Do të vijë më vonë, por ka filluar. Pra, të lutemi për familjet që do të kenë nevojë për shkak të pandemisë”.

Papa ka kujtuar të gjithë ata që vazhdojnë të ndihmojnë të varfërit dhe të sëmurët edhe në këtë periudhë. “Eshtë e rëndësishme të cojmë Jezu Krishtin mes njerëzve. Populli nuk mund të dështojë” tha Papa. “Jemi të dobët, por mund t’ia dalim vetëm së bashku”, tha Papa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089800357818604
array(1) { ["section"]=> string(125) "papa-francesku-jep-alarmin-per-post-pandemine-njerezit-do-te-kene-uri-po-fillojme-te-shohim-ate-qe-do-te-ndodhe-me-pas-200369" }